Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.V, për shkak të veprave penale “Vrasje në tentativë”, dhe, “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas aktakuzës, më 16 mars 2021, në Gjakovë, i akuzuari me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin K. Ll, ku i pandehuri shkon tek punëtoria e tij, e kërcënon që do ta vras atë në rast se nuk i tregon informata në lidhje me gruan e tij.
I njëjti i ka kërcënuar se do t’i vras edhe dy të dëmtuar të tjerë, E.T., dhe V.H., të cilët ishin prezent në të njëjtin lokal.
“I pandehuri më pas shkon te automjeti i tij merr armën hyn brenda në punëtori, dhe shkon te zyra e të dëmtuarit K. Ll, tenton ta hap derën e cila ishte e mbyllur me çelës, pastaj gjuan në drejtim te zyrës, duke menduar se i dëmtuari është brenda. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.”, thuhet në njoftim.