Gjakovë/ Si do të jetë moti dy ditët e fundit të shtatorit ?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se në Gjakovë, të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell ndërsa të enjten parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu.

Të mërkurën: “Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius”.

Të enjten: “Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Read Previous

Fauci: Vaksinimi me tri doza rrit ndjeshëm mbrojtjen ndaj Covid-19

Read Next

Moti sot në Kosovë