Gjakovë, përleshje mes dy personave

Gjurmët e gjakut shihen qartë. Në parkun e madh të qytetit të Gjakovës, ka ndodhur një përleshje mes dy personave. Me të marrë këtë informacion në vend të ngjarjes kanë dalë policia rajonale e Gjakovës dhe njësitet relevante. Këtë informacion për TV Syri e ka konfirmuar edhe Maj.Milazim Lumi, i cili ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe policia është në kërkim të personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

Gjendja shëndetësore e të lëndruarve është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë. Kështu kanë thënë në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

Policia është akoma në hetimet fillestare duke i grumbulluar të gjitha informatat shtesë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme, ka thënë me tej Milazim Lumi, komandant i stacionit policorë në Gjakovë.

Read Previous

Ankohen banorët që jetojnë në rrugën “Mark Malota”, aksidentet arsye

Read Next

Kryeprokurori Lumezi e ambasadori zviceran diskutojnë për partneritetin në luftën kundër korrupsionit