Një grua nga Gjakova ka raportuar se është kërcënuar dhe dëbuar nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj nga dy të dyshuar.
Lajmin për TV SYRI e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, përmes një komunikate, ku thuhet :
“Dje me datë 03.04.2022, viktima ka raportuar se ishte kërcënuar dhe dëbuar nga shtëpia në fshatin Skivjan, komuna e Gjakovës, bashkë me fëmijët e saj, nga kunati dhe vjehrri.
Viktima ka deklaruar se nuk ishte sulmuar fizikisht.
Viktima ka refuzuar të strehohet dhe me dëshirën e saj bashkë me katër fëmijët ka shkuar tek shtëpia e prindërve te saj.
E njëjta ka refuzuar të shkoj tek mjeku.
Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin policor dhe janë intervistuar.
Pas intervistimit dy të dyshuarit në konsultim me Prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.”