Gjakovë, nipi ia dëmtohen orenditë e shtëpisë gjyshes së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i dyshuar për dhunë në familje.

Siç njofton Policia, i dyshuari ka dëmtuar orenditë e gjyshes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka dëmtuar – demoluar orenditë e shtëpisë së gjyshes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari pas kontrolleve mjekësorë është dërguar në repartin e psikiatrisë për hospitalizim”, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur më 29 prill, rreth orës 16:00.

/Telegrafi/

Read Previous

11 vjet nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Read Next

Bad News Eagles përfundon garën në vendin e dytë në turneun e CS:GO në Australi