Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se është zënë duke vjedhur disa gypa metali në pronën e tjetërkujt.
Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje në tentativë, ka ndodhur dje në rrugën “Luan Haradinaj”, në Gjakovë, rreth orës 7:40.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje .