Sikurse çdo herë tjetër edhe këtë vit Policia Rajonale në Gjakovë ka filluar me implementimin e planit operativ “Siguria e nxënësve në trafik”. Kur dihet se tashmë nxënësit kanë nisur edhe vitin e ri shkollor 2021-2022 për të pasur një siguri në trafik zyrtarët policor po ofrojnë ndihmen e tyre në mënyrë që të parandalohen aksidentet. Komandanti i trafikut rajonal, kapiten Albin Sahatqija ka bërë të ditur se ky plan do të zhvillohet në tri faza.
Kapiten Sahatqija tutje ka thënë se ka 5 vite që në komunën e Gjakovës nuk ka pasur asnjë nxënës të aksidentuar.
Sipas statistikave të fundit të policisë vetëm gjatë muajit shtator në të gjithë rajonin e komunës së Gjakovës kanë ndodhur 105 aksidente. Sipas policisë rajonale të gjitha kanë qenë aksidente me dëme materiale dhe aksidente me lëndime trupore, por fatmirësisht asnjë ska qenë me fatalitet.