Gjakova prin me më së shumti doza të vaksinave të administruara

Gjakova në nivel vendi prin me më së shumti doza të vaksinava të administruara, në qendrën e vaksinimit. Procesi i vaksinimit po shkon sipas planifikimeve dhe ekipet po punojnë më shumë me doza të dyta, kështu ka thënë Valon Bellanica, mjek në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Ai gjithashtu tha se grupmosha që po paraqet më shumë interesim për t’u vaksinuar për momentin janë 16 dhe 18 vjeq.

Qytetarët që po vaksinohen po ndahen të kënaqur me shërbimet dhe stafin e qendrës së vaksinimit, ata apelojnë te qytetarët e tjerë që të vaksinohen.

Rikujtojmë se qendra e vaksinimit “Fehmi Agani” punon nga ora 7:00 deri në ora 20:00, çdo ditë të javës.

Read Previous

BBC: Lista e librave më të mirë të vitit 2021

Read Next

Tema e “Ballkanit të Hapur” shkakton mospajtime në mes të Kurtit dhe Zaev