Gjakova ende pa ngrohje

Ditë më parë “Ngrohtorja e Qytetit” në Gjakovë përmes një postimi në rrjetin social facebook kishte shkruar se:

“Ndonëse përgatitjet janë kryer nga ana e Ngrohtores për fillimin e operimit me 15 tetor sipas paralajmërimit që kishim bërë më herët, ju njoftojmë që për shkak të vonesave për lëshimin e dokumenteve përkatëse nga Ministria dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë na është pamundësuar fillimi i sezonës sipas planit”.

Esat Resyli, po adreson shqetësimin e tij edhe para kamerës së TV Syri. Mosfunksionalizimi i ngrohjes  është bërë brengë për të dhe familjen e tij.

Temperaturat kanë filluar të jenë të ulëta, prandaj ne duhet të informohemi me kohë sepse duhet ndërmarrë diçka edhe ne në situata të tilla.

Gjatë ditës së sotme ne kemi provuar që të kontaktojmë edhe me drejtoreshën e “Ngrohtores së Qytetit”, Albana Skivjani, por e njëjta nuk na është përgjigjur. Përkundër kësaj ne sërish do të provojmë të sigurpjmë informata shtesë në lidhje me funksionalizimin e ngrohjes  sepse një informacion të tillë janë duke e pritur konsumatorët e kësaj ndërmarrje.

Read Previous

Një i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19

Read Next

Sejdiu: 200 mijë euro janë investuar në kanalet e ujitjes ndërsa 50 mijë euro në penda