Sejdiu: 200 mijë euro janë investuar në kanalet e ujitjes ndërsa 50 mijë euro në penda

Kanali i ujitjes në fshatin Dobrosh është drejt finalizimit. Të tillë janë ndërtuar edhe në fshatra të tjerë në rajonin e Rekës së Keqe. Por ka edhe prej atyre  që janë në fazën e fillimit të punimeve. Ndërtimi i tyre është bërë në kuadër të investimeve kapitale nga drejtoria për bujqësi pylltari dhe zhvillim rural në komunën e Gjakovës. Drejtori në detyrë i këtij dikasteri, Haxhi Sejdiu tha se këtë vit kanë qenë të planifikuara 200 mijë euro për kanale të ujitjes dhe 50 mijë euro për ndërtimin dhe sanimin e pendave  të ujitjes.

Sejdiu ka thënë se përmes këtyre investimeve po synohet që bujqësia të rikthehet në veprimtari kryesore ekonomike dhe të mbështeten fermerët qoftë në infrastrukturë apo benificione të tjera.

Theksojmë se ndërtimi i këtyre pendave dhe kanaleve të ujitjes është vlerësuar si projekt i nevojshëm dhe i domosdoshëm për banorët e këtyre fshatërave të Rekës së keqe.

Read Previous

Gjakova ende pa ngrohje

Read Next

Barcelona interesohet për sulmuesin e Manchester City