Gërvalla: Shanset që Kosova të hyjë në rend dite për Këshill të Evropës janë 50/50

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe për mbledhjen e Komitetit të Ministrave.

E pyetur nëse do të vendoset në rend dite pika për anëtarësimin e Kosovës, Gërvalla ka thënë se shanset janë 50/50.

“Nuk mund t’iu them as a vendoset a .. është 50/50. Sa janë të mëdha shanset që të vendoset, aq janë të mëdhaja shanset edhe që të mos vendoset”, ka thënë Gërvalla në Syri Tv.

Ndryshe, tash për tash, Kosova nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 dhe 17 maj në Strasburg.

Paraprakisht, më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës.

Por, ndërkohë, shtete si Franca dhe Gjermania kërkuan kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e hodhi poshtë këtë kusht, duke thënë se çështja e Asociacionit ka të bëjë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e jo me Këshillin e Evropës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Euro 2024 vjen me një risi për kartonin e verdhë

Read Next

Manchester United zyrtarizon largimin e Varane