Gërvalla pas lirimit të Panitiqit: Goditje për kredibilitetin e gjykatave dhe prokurorisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dërgimit në arrest shtëpiak të ish-policit, Dejan Pantiq, i cili u arrestua për sulm ndaj zyrave të KKZ-së në veri.

Ajo ka thënë se një vendim i tillë është goditje e rëndë për kredibilitetin e gjykatave dhe prokuroirsë në Kosovë.

“Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë”, shkruan ajo.

Tutje kryediplomatja ka thënë se të gjithë ata që kundërshtonin vettingun sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare.

“Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare. Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”, përfundon ajo. /EO/

Read Previous

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Read Next

Mblidhet SBAShK-u i propozon BSPK-së ta mbyll grevën e pezulluar më 1 tetor