Gërvalla: Nëse nuk implementohet marrëveshja e plotë, Asociacioni kthehet në kalë troje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë se Serbia ka dalë kundër marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian dhe kërkon vetëm themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Gërvalla u shpreh se nëse ndodh kjo, atëherë Asociacioni kthehet në kalë troje për Kosovën, siç ka ndodhur me Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Vuçiç dhe kryeministrja e tij edhe me shkrim kishin deponuar në BE se nuk e njohin integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

Nëse Serbia është në gjendje të pranojë pakon si të tërë, edhe ne do të mbajmë premtimin e bëra.

Përndryshe nxjerrja e atij drafti nga ajo pako, është shumë e rrezikshme. Ai draft që na e kanë paraqitur partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovë, përndryshe është një kalë troje si republika Srpska në Bosnje.

Ne i qëndrojmë fjalës që kemi dhënë, por ne jemi të gatshëm të zbatojmë të gjithë pakon nëse Serbia merr përsipër zotimet e saj.

Kaq është kjo puna e Asociacionit’, ka thënë ajo në një intervistë për Syri TV.

Read Previous

Takim me qëndrime të ndryshme për datën e zgjedhjeve

Read Next

Osmani: Synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimi etnik i shqiptarëve