Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas refuzimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të nënshkruar Marrëveshjen Bazë (Bruksel, 27 shkurt dhe Ohër, 18 mars), përfshirë edhe “propozimin modern evropian” për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Përmes një postimi në platformën X, Gërvalla, duke shpërndarë reagimin Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta sanksionojë Serbinë, pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë Rreshteri Afrim Bunjaku.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”, shkroi Gërvalla. /Albanianpost.com
Serbia once again rejected an attempt to normalize relations with the Republic of Kosova.
We urge the European Union to sanction Serbia for the act of aggression against Kosova on September 24th 2023.
Any delay will only serve to fuel further escalation. https://t.co/VBXppa9JDL— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 26, 2023