Gërvalla falënderon ambasadorin Abbott për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas njoftimit të MPJD-së, ajo e falënderoi ambasadorin në largim për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

“Ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Abbott edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe rolin e rëndësishëm që e luan sot në përballje me situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, Evropë dhe në botë”, thuhet tutje në njoftim.

Ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi atij suksese në misionet e tij të ardhshme. /RTK/

Read Previous

Aliu: Sot nënshkruam kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë

Read Next

Lajçak: Zgjedhjet në BE dhe SHBA nuk do të ndikojnë në procesin e dialogut