Gazetari turk Mir Ali Koçer, i cili publikoi në Twitter historitë e të mbijetuarve dhe shpëtimtarëve pas tërmetit shkatërrues në Turqi, është arrestuar nën dyshimin se ka përhapur lajme të rreme dhe mund të dënohet me tre vjet burg.
Ky gazetar i pavarur ishte më shumë se 200 kilometra nga epiqendra kur tërmeti goditi shtetin turk më 6 shkurt. Ai shkoi me kamerën e tij në rajonin e prekur për të intervistuar të mbijetuarit.
Ai është një nga të paktën katër gazetarët që po hetohen shkaku i raportimeve “jokorrekte” mbi tërmetin.
Grupet e lirisë së medias thanë se dhjetëra njerëz u arrestuan, u ngacmuan ose u penguan të raportojnë.
Autoritetet turke nuk kanë komentuar këto arrestime, raporton bbc.
Të paktën 50 mijë njerëz vdiqën në tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë.
/Telegrafi/