Gazeta dikur i vetmi burim informacioni, ndërsa sot drejt harresës

Sikurse çdo ditë tjetër edhe sot, Islami erdhi për të blerë gazetë. Ai është një lexues i rregullt i tyre por thotë se në ditët e sotme teknologjia ka zënë vendin e gazetave ditore. Sipas tij të moshuarit nuk kanë mundësi të qasen të gjithë në teknologji për tu informuar dhe për këtë vazhdojnë të informohen përmes gazetave. Islami tha se dikur gazeta ka qenë burim i vetëm i informacionit, sot sikur ka kaluar në harresë

Në kioskën te Stacioni i Autobusëve në Gjakovë që njihej edhe si kioskë e Rilindjes, gazetat ditore ishin më të shiturat. Shitësi Masar Grezda, tha që dikur furnizoheshin çdo ditë por nga koha e pandemisë e tutje nuk janë duke u furnizuar edhe pse kërkesa ka mjaft.

Që nga paslufta, lexuesit kosovarë kanë pasur nëpër duar më shumë se 10 gazeta të ndryshme ditore por shumë prej tyre nuk i mbijetuan tregut ndër vite. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë Covid-19 të gjitha gazetat ditore në Kosovë kanë ndërprerë publikimin në shtyp. Por ajo që thuhet nga publicistët dhe eskpertët e mediave është se hovi i teknologjisë ka bërë që gazetat të humbasin lexuesit.

Read Previous

Vjedhja e energjisë elektrike, 11 të arrestuar

Read Next

Pavarësisht vështirësive në transport gjatë vikendit, nxënësit i zëvendësojnë orët e humbura