Gastronomët të kufizuar në ofrimin e shërbimeve me masat e reja

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të reagojnë ndaj vazhdimit të masave deri me datën 26 shtator për mos lejimin e shërbimit brenda kafiterive. Njëjjët do të veprojnë edhe gastronomët në komunën e Gjakovës. Sipas tyre kjo pasi që tashmë veq ka filluar fushata zgjedhore dhe po shihen tubime të njerëzve dhe po ashtu temperaturat që po bien të shoqëruarara me shi nuk i lejojnë bizneset e gastronomisë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre nën masa kufizuese.

Njëjtë mendon edhe Vigan Axhemi i cili thotë se gastronomët e Gjakovës janë në përkrahje të cfarëdo vendimi që merr shoqata e gastronomëve të Kosovës, andaj qeveria duhet të tregohet e kujdeshme me masat e reja që do ti ndërmerr.

Një nga paralajmërimet e fundit nga Shoqata e gastronomëve të Kosovës është largimi I arkave fiskale nga bizneset e tyre nëse tubimet zgjedhore vazhdojnë të mbahen. Sipas tyre cdo veprimtarie që I ndalohet operimi duhet të përkrahet nga shteti.

Read Previous

Hoti: Dëm i madh për Kosovën të neglizhohet projekti i gazsjellësit që mbështetet nga SHBA-ja

Read Next

Mimoza Kusari-Lila viziton bashkësinë e parë lokale, prioritet kërkesat e qytetarëve- KRONIKË ZGJEDHORE