Gastronomët, protestë të martën

Shoqata e Gastonomëve të Kosovës njoftojnë se ditën e martë do të protestojnë para objektit të Qeverisë në Prishtinë.

Kryetari i shoqatës, Petrit Kllokoqi me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, shumë biznese dhe punëtorë po ikin drejtë vendeve tjera.

“Mungesa e vaksinave, mosshqyrtimi i masave në fuqi, mosplanifikimi për hapje të verës, mospërfillja e deklaratës së përbashkët, mos bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë në hartimin e masave për të gjithë është pakënaqësi e madhe, sidomos kur rajoni po hapet, po rrezikohen bizneset dhe punëtoret po ikin drejtë vendeve tjera”, shkruan ai.

Protesta mbahet ditën e martë duke filluar nga ora 18:00.

Read Previous

Në Moskë po rriten infektimet dhe vdekjet nga COVID-19, banorët nuk po vaksinohen

Read Next

Karakteristika e re e Google Maps ndihmon përdoruesit “të mos humbasin kurrë”