Gashi përgëzon Kosovën për procesin zgjedhor

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka përgëzuar popullin e Kosovës për procesin zgjedhor.

Ai ka uruar kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur në këto zgjedhje.

Edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka përgëzuar të gjithë qytetarët  e Kosovës për vetëdijen e lartë të demonstruar në zgjedhje.

“Fitore me zemër , cep më cep Kosovës”, ka shkruar Mexhiti.

Fitoren në zgjedhje kryeministrit Albin Kurti, i kanë uruar edhe liderët tjerë të koalicionit VLEN./rtklive

Read Previous

UEFA dënon FFK-në

Read Next

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV prin me 46.91%