Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, fuqia blerëse e 100 eurove në Kosovë ka pësuar rënie të vazhdueshme që nga viti 2005. Në atë vit, 100 euro kishin vlerë reale sa 129.7 euro të vitit 2015. Ndërsa në vitin 2025, kjo shumë ka vlerën reale prej vetëm 75.5 euro, bazuar në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK).
Kjo rënie e fuqisë së euros tregon ndikimin e inflacionit dhe rritjes së çmimeve në ekonominë familjare të qytetarëve, duke reflektuar rënien graduale të fuqisë blerëse të valutës euro në Kosovë ndër vite.
Instituti GAP këtë analizë e ka realizuar duke u mbështetur tek të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës./Telegrafi/