Galatasaray i vendosur për transferimin e Hakan Calhanoglut

Kampioni turk Galatasaray është gati të thyejë disa rekorde në merkato me një lëvizje të bujshme për mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu, raportojnë mediat turke.

Galata ka kontaktuar tashmë me lojtarin 31-vjeçar, i cili njihet si tifoz i flaktë i klubit. Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë trevjeçare me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Përveç pagës së lartë, klubi është i përgatitur të paguajë plot 30 milionë euro për kartonin e tij, duke vendosur kështu një rekord të ri për transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit turk.

Aktualisht, rekordi mbahet nga Youssef En-Nesyri, që iu bashkua Fenerbahçes për 19.5 milionë euro verën e kaluar. Me këtë transferim, Calhanoglu do ta tejkalonte bindshëm këtë shifër.

Galatasaray vetë investoi 18 milionë euro për brazilianin Gabriel Sara në të njëjtën merkato, por marrëveshja për Calhanoglu do të ishte një nivel krejt tjetër.

Pak ditë më parë, Galata siguroi edhe transferimin e Leroy Sane nga Bayern Munich, duke formuar një dyshe të frikshme me Calhanoglu në mesfushë dhe sulm.

Me këto përforcime të profilit të lartë, Galatasaray shihet si favorit absolut për të mbrojtur titullin e kampionit në Turqi dhe për të pasur një sezon të suksesshëm në Evropë. /Telegrafi/

Read Previous

Irani nuk dëshiron zgjerim të konfliktit me Izraelin përtej kufijve

Read Next

Konstituimi i Kuvendit