Klubi I futbollit “Gjakova” dihet se është njëri ndër klubet më të vjetra të Gjakovës. Ndër vite ky klub ka qenë mjaft i suksesshëm duke marrë parasysh titujt e fituar që ka deri më sot. Pjesë e këtij klubi janë futbollistë të të gjitha kategorive të cilët cdo ditë zhvillojnë stërvitjet në ambientet e fushës sintetike të futbollit prapar sallës “Shani Nushi”. Në mesin e atyre që po tregojnë suksese janë grupmosha U17 të cilët janë pjesë e Superligës. Trajneri Artin Daka tregoi disa nga sukseset dhe rezultatet që po tregojnë futbollistët në garat përkatëse. Ky klub garon edhe në Lidhjen Rajonale të futbollit Gjakovës me ç’rast mban edhe epitetin e më të mirit në këtë garë kampionale.
Daka përmendi edhe lojtarët që filluan karrierën në KF “Gjakova” dhe tashmë janë pjesë e klubeve evropiane.
Pandemia bëri që dy vitet e fundit të ishin më të vështira dhe të bie interesimi i të rinjve për t’u marrë më futboll, por jo edhe për të ndalur reputacionin e këtij klubi.
Se këtu ka talent dhe entusiazëm e tregojnë edhe këto paraqitje interesante të Leartit i cili është vogël me moshë por ambiciet i ka të mëdha.
Të rinjtë të cilët ka pak kohë që janë bërë pjesë e tyre thonë se synojnë që në të ardhmen të përfaqësojnë Gjakovën dhe Kosovën denjësisht.
Kryesia e kësaj skuadre ndër të tjera kanë theksuar se krahas klubit funksionin edhe shkolla e futbollit ku të gjitha grumoshat kanë marrë pjesë në garat vendore dhe turnetë ndërkombëtar duke triumfuar me suksese në secilën prej tyre.