Federata e Sindikatave të Shëndetësisë (FSSHK), ka reaguar rreth sulmit fizik ndaj infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
FSSHK përmes një komunikate për media është shprehur se dënon çdo akt apo formë të dhunës.
Në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve.
“FSSHK kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë, si dhe ndaj tyre të shqiptohen masa në përputhje me legjislacionin penal, sepse sulmi ndaj mantelbardhëve është sulm ndaj shtetit, është i dënueshëm dhe i pakompromis”.
Po ashtu, është theksuar se mantelbardhët të gjithë pa dallim janë maksimalisht të përkushtuar dhe të përgatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.
“Duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme, të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi”.
“FSSHK vazhdon dhe përsërit kërkesën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunave që sigurinë e punëtorëve shëndetësor ta trajtojnë me prioritet”, thuhet në komunikatë. /Albanianpost.com