FSK po ndjekin trajnime profesionale në institutin e shkollimit profesional “Meister”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po ndjekin trajnime profesionale në institutin e shkollimit profesional “Meister”. 

Trajnimi aktual po zhvillohet në disa profile të ndryshme, duke përfshirë Mekatronikën, Instaluesin e Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit dhe Instaluesin Elektrik.

Nga Qendra Trajnuese “Meiser” shprehen se janë krenarë për seriozitetin, vullnetin dhe kapacitetin e djelmoshave tanë nga FSK, të cilët po ndjekin këto trajnime me qëllim që të përmirësojnë shkathtësitë e tyre në këtë fushën dhe të aplikojnë këto njohuri në detyrat e tyre të ushtrisë.

Ata gjithashtu shprehen se : “Ne shpresojmë se ky trajnim do të ndihmojë në rritjen e aftësive të ushtarëve tanë dhe në rritjen e cilësisë së punës që kryejnë.”

Read Previous

Për herë të parë në Kosovë, vjen Qendra Trajnuese Meister e akredituar sipas sistemit DUAL

Read Next

Drejtori i NALT-it vizitoi Gardën Kombëtare të FSK-së