FSK-ja me 18 kadetë të rinj

18 kadetë të rinj kanë diplomuar të premten. 

Në ceremoninë e betimit, presidentja Vjosa Osmani vlerësoi lart përkushtimin dhe gatishmërinë e kadetëve për t’i shërbyer vendit me nder dhe përkushtim. 

“Nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbehet atdheut me zemër, betim dhe uniformë. Kjo ceremoni nuk shënon vetëm fundin e një etape, por fillimin e një përgjegjësie të shenjtë për ju”, ka thënë  presidentja Osmani. Ajo theksoi historinë e sakrificës dhe qëndresës së popullit të Kosovës, duke e lidhur rolin e FSK-së me trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndryshe një javë më parë Forca e Sigurisë e Kosovës, shtoi në kapacitetet e veta edhe 350 rekrutë të rinj.

Read Previous

Alarm nga Gjermania e Holanda: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë

Read Next

Ambasada: Riafirmojmë angazhimin tonë për të ardhme më të sigurt, bashkë me miqtë tanë kosovarë