Frika për vërshime po i përcjellë edhe këtë vit banorët e paralagjes Brekoc

Banorët e këtyre shtëpive që janë në paralagjen Brekoc në qytetin e Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga vërshimet. Kjo për faktin se ata i kanë ndërtuar shtëpitë afër brigjeve të lumit Erenik. Dihet se edhe në janar të këtij viti për shkak të reshjeve të shiut dhe rritjes së nivelit të ujit shtëpitë e tyre janë mbuluar nga uji e balta. Ata thanë se kanë frikë edhe tani kur po i afrohemi stinës së dimrit mund të përballemi me të njëjtën situatë.

Banorët e këtushëm janë të vetëdijshëm për rrezikun që mund ta kenë. Edhe zonja e kësaj shtëpie thotë se vërshimet kësaj here nuk do ti lënë mundësin për jetes këtu.

Ndërsa kryefamiljarëi i famniljes Krasniqi tregoj se janë ndihmuar nga institucionet për shkak të dëmeve që ju kanë shkaktuar vërshimet në fillim të këtij viti.

Banorët thonë se kanë frikë jo vetëm nga vërshimet por edhe nga energjia elektrike, sepse sipas tyre muaj më parë në këtë lagje një shtëpi ëshë djegur si pasojë e defektit që kanë me sistemin energjetik. Dhe për këtë kërkojnë nga institucionet kompetente që tu bëhet një zgjidhje.

Read Previous

Pavarësisht vështirësive në transport gjatë vikendit, nxënësit i zëvendësojnë orët e humbura

Read Next

Qeveria publikon masat e reja anti-COVID