Fredi, cikloni që zgjat prej një muaji, të paktën 400 viktima

Ka arritur në 400 numri i viktimave si pasojë e ciklonit Fredi, i cili ka goditur prej një muaji disa vende të Afrikës.

Malaui, Madagaskari dhe Mozambiku janë shtetet më të dëmtuar nga ky ciklon tropikal, ku raportohen dhe shumë persona të humbur apo të evakuuar.

Sipas ekspertëve të meteorologjisë, ky ciklon është një ndër më të jetëgjatët që ka njohur hemisfera jugore, në mos e gjithë bota.

Ai ishte i fuqishëm mjaftueshëm sa për t’u klasifikuar zyrtarisht në sistemin e cikloneve për 36 ditë.

Fredi e nisi udhëtimin e tij në perëndim të Australisë, kaloi më pas jugun e Oqeanit Indian nga lindja në perëndim, duke u bërë një nga 4 stuhitë në histori që bën këtë gjë. Erërat e tij në tokë arritën deri në 260 km/h, ndërkohë që në det ishte dhe më i fortë./A2CNN/

Read Previous

Notre Dame: Kur do të rihapet Katedralja mesjetare pas zjarrit shkatërrues të 2019?

Read Next

Haziri: Dokumenti i marrëveshjes me probleme serioze, dy hapa mbrapa për Kosovën