Franca: Progres i rëndësishëm në orët e fundit për armëpushimin në Gaza

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barro ka folur për një propozim Francë-SHBA për një armëpushim të përkohshëm 21-ditor në Liban.

Barrot tha se përparim i rëndësishëm ishte bërë në orët e fundit. Ai nuk dha detaje, por tha se përpjekjet po vazhdojnë dhe detajet do të bëhen publike shumë shpejt.

Ideja që qëndron pas pauzës do të ishte lejimi i zhvillimit të bisedimeve për një fund afatgjatë të ndezjes dramatike të armiqësive midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë mbrëmje t’i bëjë presion Izraelit për një “armëpushim të menjëhershëm në të gjitha frontet”.

Ai i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve Reuters se shpresonte se një marrëveshje mund të arrihet menjëherë.

Ambasadori i Izraelit në OKB përshëndeti gjithashtu një armëpushim të mundshëm, si dhe kthimin e izraelitëve dhe libanezëve në shtëpitë e tyre./abcnews.al

Read Previous

Sa është dobësuar Hezbollahu pas sulmeve izraelite?

Read Next

Shmanget mbyllja e qeverisë në SHBA