Formulari elektronik që duhet plotësuar për të hyrë në Zvicër

Të gjithë ata që hyjnë në Zvicër, përveç me makinë, kërkohet të plotësojnë një formular elektronikë përpara se të hyjnë nga 8 shkurti e tutje.

Masa u njoftua të mërkurën, më 28 janar, nga Qeveria Zvicerane.

Të gjithë që hyjnë me aeroplan, anije, autobus dhe tren – por jo me makinë – do të kërkohet të plotësojnë formularin elektronik të hyrjes.

Sipas këshillës zyrtare të qeverisë në lidhje me kërkesën e re, “kjo do të thotë që infeksionet mund të gjurmohen më shpejt dhe më lehtë dhe zinxhirët e infeksionit mund të prishen herët”./Ekonomiaonline

Read Previous

​Manchester City-West Ham, formacionet zyrtare

Read Next

86 raste të reja me Coronavirus në zonat serbe në Kosovë