Formula 1 zgjeron kufijtë, gati pista e re në Majemi

Së shpejti do të konkretizohet ideja për organizimin e një gare të Formula 1 në
Majemi. Ditën e mërkurë, më 14 prill, do të zhvillohet një mbledhje e këshillit
bashkiak të Majemit, që do të japë “OK” për zhvillimin e kësaj gare në rrugët
qytetase në shtetin e Florida.


“Kemi projektuar një pistë 5.6km të gjatë, me një shpejtësi mesatare 230km/orë. E
dimë që tifozët dhe njerëzit në Majemi e kanë mbështetur këtë projekt, pasi do të
jetë një garë spektaklolare dhe një event fantastik për këtë zonë”, u shpreh Ross
Broën, një nga drejtuesit e Liberty Media, kompania që ka në pronësi Formula 1.


Një pjesë e pistës, ajo e garazhit, do të ndërtohet pranë stadiumit “Harod Rock
Stadium”, ku zhvillon ndeshjet e saj skuadra e futbollit amerikan, Miami Dolphins.
Aktualisht, Formula 1 zhvillon garat e saj në Amerikë në pistën teksane të Austin.

Read Previous

Manuel Neuer beson te përmbysja e madhe

Read Next

Përzgjidhet dhe vendoset fotografia zyrtare e Presidentes Osmani