Botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Majemi, por për 7 herë kampionin e botës Lewis Hamilton kjo garë pritet të jetë sit ë mëparshmet. Piloti pranon se ka vështirësi për t’u përshtatur me makinën Ferrari SF-25.
Zhgënjimi i kampionit anglez është i madh, aq sa ai deklaroi se ishte më shumë se 30 sekonda pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc. “Charles e ka drejtuar këtë makinë për një kohë të gjatë, kështu që e njeh shumë mirë”, tha Hamilton.
“Mund të shihni shumë nga të dhënat, por nuk janë shumë të ndryshme, përveç faktit që jam më i ngadaltë në kthesa. Kemi konfigurime paksa të ndryshme. Duhet ta kuptoj nëse i imi i pëlqen makinës. Por Charles po bën padyshim një punë më të mirë”, tha britaniku.
“Kjo epokë, me këto makina, për mua është më e keqja. Shpresoj që në vitin 2026 me më pak efekt tokësor, gjërat të ndryshojnë pak më mirë dhe të jem më kompetitiv“, deklaroi Lewis Hamilton. /Telesport.al/