Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Italisë

Gjatë stërvitjes së Shqipërisë, përzgjedhësi Sylvinho ka testuar formacionin me të cilin pritet që të zbresë në “Signal Iduna Park” për ndeshjen ndaj Italisë.

Kjo është ndeshja e parë për Shqipërinë në EURO 2024, e cila luhet më 15 qershor në orën 21:00 në Dortmund.

Grupi i “kuqezinjve” është i plotë, me të gjithë lojtarët që janë shfaqur shumë në formë në stërvitje dhe lufta për formacion në disa pozita është e ndezur.

Sa i përket formacionit me të cilin mund të luajë Shqipëria, Sylvinho ka vetëm dy dyshime, i pari në mbrojtje, ndërsa ende nuk ka vendos kë do të aktivizojë nga minuta e parë mes Arlind Ajetit dhe Ardian Ismajlit.

Dilema e dytë është në sulm, ku në pikëpyetje janë Armando Broja dhe Rey Manajt, se kush do të jetë titullar. /Supersport/ 

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Berisha; Hysaj; Ajeti (Ismajli); Gjimshiti; Mitaj; Asllani; Ramadani; Bajrami; Asani; Broja (Manaj); Seferi.

Read Previous

Gjermani: A do të kthehet shërbimi ushtarak me detyrim?

Read Next

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave