Fontana në qendër të qytetit pas disa vitesh pritet të finalizohet

Ka kohë që kjo fontanë në qendër të qytetit është jashtë funksionit. Si duket diçka do të ndodhë shumë shpejt meqë gjithçka është nën rrethoja. Drejtoria e shërbimeve publike në Komunën e Gjakovës ka thënë që brenda 30 ditësh kjo fontanë do të jetë në funksion të plotë.

Qytetarët theksuan që kjo fontanë ishte nisur qysh në kohën e Mimoza Kusari Lila ku tashmë edhe qeverisja e tanishme nuk ndërmori asgjë.

Përfaqësuesit e Alternativës njëherit qeverisja e kaluar thanë që edhe në kohën e Mimoza Kusari Lila ishte po i njëjti drejtor për të cilin u tha që tani bashkë me kryetarin kanë zgjedhur heshtjen për këtë situatë të tillë.

Megjithatë kjo fontanë së shpejti pritet të përfundohet dhe do të jetë në shërbim për gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës, thanë nga drejtoria e shërbimeve publike.

Read Previous

Po mbahen kampet pesë ditore të organizuara nga Federata e Tenisit të Kosovës

Read Next

Varka u përmbys, si mbijetoi në det të hapur adoleshentja për 3 javë pa ushqim e pa ujë