Albion Rrahmani është thirrur te Kombëtarja e Kosovës

Albion Rrahmani është thirrur në Kombëtaren e Kosovës, për herë të parë pas lëndimit që pësoi në ndeshje me Andorrën.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e tij Rapidi përmes një postimi në faqen zyrtare, përcjellë KosovaPress.

Kosova do t’i zhvillojë dy miqësore me Armeninë (22 mars) dhe Hungarinë (26 mars).

Rrahmani ka dy ndeshje në kombëtare deri më tani./kosovapress/

Read Previous

Kosova e pranoi dhe e dorëzoi stafetën e famshme të Lojërave Olimpike

Read Next

A festohet Dita e Verës në Gjakovë?