Kosova e pranoi dhe e dorëzoi stafetën e famshme të Lojërave Olimpike

Kosova e ka pranuar dhe e ka dorëzuar stafetën e famshme të Lojërave Olimpike.

Kjo procedurë kryhet në kuadër të kampanjës së Ambasadave të Francës nëpër botë, kur dihet se Olimpiada në këtë vit do të mbahet në Paris.

Dhe, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Komiteti Olimpik i Kosovës e bënë këtë në shtëpinë e kampionëve olimpikë, më saktësisht në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë kampanjë morën pjesë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ambasadori francez, Olivier Guerot dhe kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi bashkë me pjesën tjetër të ekipit, dhe natyrisht nuk mungoi as trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka. /Gazeta Express/

Read Previous

YouTube prezanton dizajnin e ri për aplikacionin e saj televiziv

Read Next

Albion Rrahmani është thirrur te Kombëtarja e Kosovës