YouTube prezanton dizajnin e ri për aplikacionin e saj televiziv

Youtube sapo ka prezantuar një dizajn të ri për aplikacionin e saj televiziv i cili pritet të shpërndahet te të gjithë përdoruesit gjatë javëve të ardhshme.

Dizajni i ri supozohet të sjellë veçori të njohura të Youtube, dhe të rrisë interaktivitetin e platformës.

Ndryshimi kryesor është madhësia e reduktuar e videove, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Përveç ndryshimeve vizuale, dizajni i ri do të përfshijë edhe një gamë të gjerë përvojash si blerje dhe shikimin e rezultateve të ndryshme live, si dhe përmirësime në funksionalitetin ekzistues të aplikacionit në komentet e videove.

Kryesisht, përvoja e re fokusohet në aftësinë për të lexuar komente ndërkohë që ende keni videon para syve tuaj.

Është një koncept interesant që do t’i lejojë abonentët e Youtube TV të eksplorojnë në aplikacion pa ndërprerë atë që po shikojnë. /Telegrafi/

Read Previous

Mbappe ëndërron për Lojërat Olimpike, Reali bëhet pengesë

Read Next

Kosova e pranoi dhe e dorëzoi stafetën e famshme të Lojërave Olimpike