Mbappe ëndërron për Lojërat Olimpike, Reali bëhet pengesë

Kylian Mbappe ka një ëndërr të madhe, të fitojë medalje të artë edhe në Lojërat Olimpike, të cilat këtë vit do të mbahen pikërisht në Francë.

Ylli i PSG-së gjithmonë ka thënë se shpreson shumë të jetë në ekipin e drejtuar nga Thierry Henry. Ky i fundit po ndërton një skuadër për të fituar medaljen e artë në këtë turne pasi përveç 25-vjeçarit do të grumbullojë edhe Griezmann e Giroud si lojtarë jashtë moshës së lejuar.

Problemi i madh i Mbappe-s në këtë pikë është transferimi në Madrid. Siç dihet Lojërat Olimpike do të nisin vetëm dhjetë ditë pas finales së Euro 2024.

Franca, e cila konsiderohet si njëra nga favorite për titull, ka shumë mundësi që të shkojë deri në fund dhe nëse Mbappe do të luante edhe në “Paris 2024” atëherë do të shkonte në Madrid praktikisht pa bërë asnjë javë pushime.

Në këtë pikë mund të ndërhyje Reali, i cili sigurisht nuk do të jetë i kënaqur nëse lojtari më i paguar do t’i bashkohet klubit duke qenë jo në formën e vet më të mirë.

Sipas “L’Équipe” Mbappe mësohet t’i ketë thënë bashkëpunëtorëve më të ngushtë se vendimin për të qenë ose jo pjesë e Francës në Lojërat Olimpike do të jetë një përgjegjësi e Realit./rtklive/

Read Previous

Sa mund ta shesë Man City sulmuesin Haaland në verën e 2025?

Read Next

YouTube prezanton dizajnin e ri për aplikacionin e saj televiziv