FMN rrit parashikimin për rritje ekonomike globale prej 3 përqind

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka rritur parashikimin se si ekonomia globale do të regjistrojë progres për vitin 2023 prej 3 përqind.

Përmirësimi prej 0.2% nga parashikimi i prillit u nxit pjesërisht nga rritja e udhëtimeve pas pandemisë.

Tregu i fuqishëm i punës dhe sektori i shërbimeve u përfshi gjithashtu në rritjen e parashikuar, raporton BBC.

Por, ngritja e çmimeve të konsumit dhe rritja e normave të interesit mbetet rrezik për zhvillimin e vendeve, thotë FMN.

Pierre-Olivier Gourinchas nga ky fond ka thënë se rimëkëmbja prej pandemisë së COVID-19 është duke pasur ende ndikim.

Ai tha se në tre muajt e parë të 2023, kishte një “rezistencë të fortë” në kërkesën për shërbime, daljet jashtë dhe udhëtimet dhe turizmi

/klankosova/

Read Previous

BE-ja e gatshme të lëvizë pothuajse të gjitha eksportet e grurit të Ukrainës

Read Next

Rrahmani: Ky ekip i Ballkanit është më i mirë se i vitit të kaluar