Rrahmani: Ky ekip i Ballkanit është më i mirë se i vitit të kaluar

Futbollisti i Ballkanit, Albion Rrahmani, është deklaruar pas ndeshjes, duke thënë se synojnë sërish fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Rrahmani, theksoi se ky ekip i Ballkani është më i mirë se i vitit të kaluar.

“Ishte një ndeshje e mirë, kemi kontrolluar ndeshjen kemi karakter të fortë, u rikthyem pas një disfate në Bullgari, pse mos të synojmë sërish fazën e grupeve”, u shpreh Rrahmani.

“Kemi rezultat prej 3 golave, atje shkojmë ta fitojmë sërish ndeshjen të mos mbyllemi, ta kontrollojmë ndeshjen, do të jetë një ndeshje e vështirë. Patjetër që ka, po shihet nga ndeshja, është jemi akoma më të mirë nga viti i kaluar, dhe shpresoj se do të përsëritet viti i kaluar dhe të garojmë edhe më fortë”.

Rrahmani asistoi dhe shënoi në fitoren e Ballkanit ndaj Larnes.

/klankosova/

Read Previous

FMN rrit parashikimin për rritje ekonomike globale prej 3 përqind

Read Next

Ambasadori gjerman: Të ndalet menjëherë fushata e frikësimit ndaj serbëve që u punësuan në Policinë e Kosovës