Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Bashkimi Evropian është gati të eksportojë pothuajse të gjitha mallrat bujqësore të ukrainasve përmes korsive të solidaritetit, ka thënë komisioneri për bujqësinë e bllokut.
“Ne jemi gati të eksportojmë pothuajse gjithçka. Kjo është rreth 4 milionë ton në muaj fara vajore dhe drithëra dhe ne e arritëm këtë vëllim në nëntor të vitit të kaluar”, tha Janusz Wojciechowski.
Para se Rusia të tërhiqej nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, 60 për qind e eksporteve të Ukrainës transportoheshin përmes korsive të solidaritetit, ndërsa 40 për qind kalonin përmes Detit të Zi.
Korsitë e solidaritetit lejojnë që mallrat të transportohen me maune përmes hekurudhave, rrugëve ose rrugëve ujore të brendshme të BE-së, raporton skynews.
Theksojmë se Rusia ka ndërprerë marrëveshjen e transportimit të grurit ukrainas, të cilën e kishte ndërmjetësuar Turqia dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/