FMN: Borxhi publik global do t’i kalojë 100 trilionë dollarë këtë vit

Borxhi publik global parashikohet të kalojë 100 trilionë dollarë deri në fund të këtij viti, sipas FMN-së.

Kjo e fundit paralajmëroi në një raport se planet e ekonomive të mëdha për të stabilizuar huamarrjen janë “shumë larg asaj që nevojitet”.

Në raport thuhet se ka “arsye të mira për të besuar se nivelet e ardhshme të borxhit mund të jenë më të larta se sa janë parashikuar aktualisht”.

Po ashtu borxhi publik pritej të afrohej 100 për qind e PBB-së globale deri në fund të dekadës.

Borxhi pritej të vazhdojë të rritet në vende duke përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Brazilin, Francën, Italinë dhe Afrikën e Jugut, sipas FMN.

Sakaq, ka shtuar se shpenzimet e qeverisë për të trajtuar tranzicionin e gjelbër, plakjen e popullsisë dhe shqetësimet e sigurisë ka të ngjarë të shtojnë presionet fiskale gjatë viteve të ardhshme. /Albanianpost.com

Read Previous

Shefat e financave të BE-së janë “në telashe”

Read Next

Shqipëri, arrestohen 15 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh