Fluksi i madh i udhëtarëve krijon tollovi në aeroportin e Prishtinës

Një numër i madh udhëtarësh janë grumbulluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në bazë të disa pamjeve shihen qindra persona të mbledhur para aeroportit “Adem Jashari”.

Udhëtarët kanë dërguar fotografi në redaksinë e Ekonomia Online, nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, ditë më parë, një gjë e tillë ka ndodhur në aeroport. Fluturimet të cilat ishin planifikuar të realizoheshin në ora 2:00  të mesnatës drejt Holandës ishin shtyrë për në ora 4:00 por udhëtarët u detyruan përsëri të ktheheshin në shtëpi pas lajmërimit se do të udhëtojnë pas një dite.

Read Previous

​Meta do të nderojë dy xhudistet e Kosovës me medaljen nderi i kombit

Read Next

Ofertat e çmendura për Mesin