Në pikën kufitare të Morinës, e shtuna ka nisur me fluks të lartë udhëtarësh si pasojë e nisjes së sezonit veror.
Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur të kalojnë kufirin për të pushuar në bregdetin shqiptar.
Prej marrëveshjes për lëvizjen e lirë është shmangur edhe krijimi i radhëve të gjata në kufi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve./Albanianpost.com