Në qendrën e votimit 0202X në shkollën “Yll Morina” njëkohësisht edhe qendra më e madhe në komunën e Gjakovës, fluksi i qytetarëve që po e shfrytëzojnë të drejtën etyre për të votuar është rritur dukshëm pas orës 11:00. qytetarët që po votojnë bëjnë apel tek qytetarët tjerë që të mbrojnë votën e tyre dhe të dalin masivisht në këto zgjedhje.
Në këtë qendër të drejtë vote kanë 15 mijë e 15 persona e që deri në ora 11:00 kanë votuar 1066 persona ose 7.1%. Kurse në total numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 në gjithë komunën e Gjakovës është 8 mijë e 271 ose 7.31%.