Florent Muslija ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.
Mesfushori nga Kosova ka realizuar një tjetër gol për zi kaltërtit në sfidën ndaj Heidenheim ku Paderborn ka shënuar fitore 3-2.
Ishte minuta e 52-të e ndeshjes kur reprezentuesi kosovar realizoi një gol spektakolar me tu futur në zonë.
Për kosovarin ky ishte goli i 10-të këtë kampionat ku ka realizuar edhe pesë asistime.
/Telegrafi/