Flet njeriu i momentit tek Barcelona, João Félix: Gjëja më e vështirë është ta mbash këtë nivel

Barcelona nuk ka mundur të imagjinojë një start më të mirë të prurjeve të reja, Joao Felix dhe Joao Cancelo, me dyshen që morën minutat e para ndaj Osasunas, dhe që nga ai moment loja e Barcelonës është transformuar.

Ndaj Real Betis, Felix dhe Cancelo ishin në listën e realizatorëve.

Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve ndaj Royal Antwerp, Cancelo impresionoi edhe një herë tjetër me paraqitjen e tij ndërsa Felix shënoi dy gola dhe bëri një asistim.

“Unë jam i lumtur dhe po e shijoj këtë”, tha fillimisht Felix.

“Ashtu si ndeshjen e kaluar, ne luajtëm një ndeshje të madhe. Jam i lumtur që morëm fitoren”,u shpreh portugezi.

Sidoqoftë, ai ishte i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë aspak tek Barcelona, sidomos duke marrë parasysh aventurën e tij të fundit me Atletico Madrid.

“Gjëja më e vështirë është ta mbash këtë nivel. Unë kam filluar mirë dhe ekipi është duke bërë mirë gjithashtu. Të jesh në maje nuk është gjëja më e vështirë, por të qëndrosh në maje po. Ne duhet të punojmë që të vazhdojmë kështu”, përfundoi portugezi.

Kjo ka qenë ajo që i duhej portugezit më së shumti. Përkundër startit mjaft të dobët të sezonit, Felix shënoi 9 gola dhe bëri 3 asistime.

Fillimet e tij tek Chelsea dhe Atletico Madrid dhanë shenja të mira, vazhdimësia dukej se ishte një hap i vështirë për të që kur mbërriti në Spanjë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Celulari te foshnjet, okulistja: Dëmton shikimin në mënyrë të pariparueshme

Read Next

MASHTI shkarkon drejtorët e Qendrës së Studentëve, Inspektoratit të Arsimit dhe Institutit Pedagogjik