Flakadanë, përplasje e kaos – mbyllet seanca në Kuvendin e Shqipërisë

Mes kaosit, flakadanëve, përplasjeve me gardën dhe akuzave është mbyllur seanca e fundit parlamentare Kuvendit të Shqipërisë për këtë vit.

Mes këtij kaosi është bërë edhe betimi i Avokatit të Popullit Endri Shabani. Me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, deputetët kanë kaluar në votimin e prezencës dhe më pas projektligjeve për të mbyllur më tej seancën.

Salla e parlamentit është mbushur me tym për shkak të flakadanëve dhe përplasja e dhunshme mes deputetëve dhe punonjësve të gardës ka vijuar, duke mos lejuar vijimin normal të seancës. Gjatë gjithë kohës kreu i PD-së Sali Berisha ka qëndruar në këmbë duke kaluar në lidhje ‘live’ nga parlamenti në profilin e tij në “Facebook”. Kreu i Kuvendit përjashtoi nga seanca dy deputetë të PD-së Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët vazhdimisht hidhnin sende ndaj ministrave dhe gardës. /RTSH/

Read Previous

Presidentja Osmani falenderon liderët e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës

Read Next

Oda Ekonomike Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës