“Zgjoi”, një film me regji të Blerta Bashollit nga Kosova, fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Filmi i cili flet për jetën e një gruaje që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, fitoi çmimet: filmi më i mirë, regjisorja më e mirë si dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit. Poashtu “Zgjoi” do të jetë kandidat për Oscars 2022.
Pas tri dekadash mungesë kinemaje në qytetin e kulturës, Gjakovës, KINO “Hyrije Hana” erdhi në momentin e duhur e ideuar për të sjellë më pranë jush pikërisht filmat më të shikuar të momentit. Filmin “Zgjoi” KINO “Hyrije Hana” e risjellë në këto orare me çmim promocional 2€: E martë – 18:00, e mërkurë – 21:00, e premte – 18:00, e shtune – 15:00, e diel – 18:00.
Filmi “Zgjoi” po shfaqet në Gjakovë