Sot kanë filluar punimet infrastrukturore në fshatin Shqiponjë, konkretisht në rrugën “Beteja e Gushtit”. Këtu do të rregullohen 4 akse rrugore të cilat arrijnë vlerën e investimit rreth 53 mijë euro. Kështu është shprehur kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili theksoi se në Shqiponjë apo ish-Jabllanicë do të punohet edhe në murin mbrojtës me gjatësi rreth 200 metra në aksin rrugor “17 Maji 99”.
Një tjetër projekt infrastrukturor filloi edhe në fshatin Qerim. Këtu do të rregullohen 7 akse rrugore me gjatësi rreth 1 kilometër.
I pari i komunës ndër të tjera ka theksuar se në këtë mandat do të përfundohen dhe asfaltohen të gjitha rrugët në komunën e Gjakovës.